Disa pamje të publikuara në YouTube duket se tregojnë shpërthime pranë stacionit më të madh bërthamor në Europë.
Kryetari i qytetit të afërt të Energodar ka thënë se uzina është në flakë pasi u sulmua nga trupat ruse, shkruan Indepedent.
“Si rezultat i bombardimeve të vazhdueshme të armikut të ndërtesave dhe njësive të termocentralit më të madh bërthamor në Europë, termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është në zjarr”, tha kryetari Dmytro Orlov në kanalin e tij Telegram.
Më herët, autoritetet ukrainase raportuan se ushtria ruse po shtonte përpjekjet për të kapur uzinën në juglindje të Ukrainës dhe se kishte hyrë në Energodar me tanke.
Trupat ruse jashtë qytetit të Enerhodarit po bombardojnë termocentralin Zaporizhzhia, objekti më i madh bërthamor i Ukrainës.
Zyrtarët ukrainas paralajmërojnë se sulmet po krijojnë një "kërcënim real të rrezikut bërthamor" në termocentralin, një nga centralet bërthamore më të mëdha në Evropë