Mëngjesin e sotëm, një veturë është vetaksidentuar në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
Vetura ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar në mes të rrugës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet relevante të Policisë së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.
Sipas tij, nga ky vetëaksident është lënduar një person.
“Në ora 07:44 kemi marrë informacion se në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, në mes dy tuneleve, ka ndodhur një aksident, i përfshirë vetëm një automjet i udhëtarëve- vetaksident. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale, lendime të lehta ka pësuar një person” ka deklaruar Veseli