Një burrë është rrëzuar duke punuar në një kompani të ndërtimit në Prizren.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, transmeton Gazeta Papirus.
I njëjti ka pësuar lëndime trupore.
Rasti është në procedurë hetimore dhe po trajtohet si “asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e PK-së