GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Rreziku i përshkallëzimit”, politikanët e huaj thirrje: SHBA e BE të distancohen nga Serbia

06/08/2023
në Ballina
Koha e leximit:2 mins read
ShBA vendos sanksione të reja ndaj këtij shteti
Share on FacebookShare on Twitter

Politikanë të rëndësishëm të politikës së jashtme nga vende të ndryshme perëndimore i kanë bërë thirrje BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që të jenë më kritikë ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Përpjekjet e Serbisë për të prishur zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet të denoncohen publikisht si ndërhyrje e huaj dhe duhet të ndërmerren veprime konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse,” thuhet në letrën e shkruar nga eksperti i Politikës së Jashtme të Bundestagut, Michael Roth, ai i Senatit të SHBA, Bob Menendez dhe kryetarët e komitetit të punëve të jashtme Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Gazeta prestigjioze gjermane “Tagesspiegel” shkruan se në letër i kërkohet fuqive të mëdha që të mos ndjekë një politikë në Ballkan me qendër Beogradin.

“Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara jonë dhe të mos ndjekë një politikë me qendër Beogradin në Ballkan. Kosova është një vend sovran dhe një demokraci funksionale. Ky fakt duhet të përbëjë bazën e politikës sonë të përbashkët ndaj krizës aktuale” thuhet në letër.

Në letër përmendet edhe rrëmbimi i tre policëve kosovarë para pak muajsh dhe mungesa e presionit ndaj Serbisë.

“Mungesa e presionit ndaj Serbisë pas arrestimit arbitrar të tre policëve kosovarë dhe dështimi për të mbajtur përgjegjësi për sulmet ndaj forcës së sigurisë së NATO-s KFOR nënvizon ‘mungesën aktuale të paanshmërisë në trajtimin e pikave të tilla problematike’”, thuhet në letër.

Në letër shkruhet se për shkak të frikës së Beogradi orientohet drejt Rusisë, Perëndimi po ndjek politike të butë ndaj Serbisë.

“BE dhe SHBA po ndjekin një politikë të butë në lidhje me Serbinë, kandidate për anëtarësim në BE, nga frika se Beogradi mund të orientohet drejt Rusisë, megjithatë Qeveria e Vuçiqit nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës,” mbyllet letra.

E profesori amerikan nga universiteti “Johns Hopkins”, Edward Joseph, ka reaguar lidhur me letrën që është nisur për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Baritaninë e Madhe.

Ai ka thënë se nënshkrimi dhe nisja e kësaj letre nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Ukrainas, Oleksandr Merezhko, është një hap më afër drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti ukrainas.

“Nëse është autentike, duke nënshkruar një letër ku thuhet “Kosova është një vend sovran”, Oleksandr Merezhko, e ka afruar Ukrainën drejt njohjes së Kosovës. Merezhko është një avokat i respektuar ndërkombëtar, nga partia e Zelenskyt. Ky i fundit u takua me presidenten e Kosovës më 2 qershor”, ka shkruar Joseph në Twitter.

Tags: beLetraserbiashba
ShareTweetShare
Previous Post

LDK i quan “komplet qesharake” veprimet e Qeverisë

Next Post

Temperaturat e larta shkrijnë asfaltin në Turqi

Next Post
Temperaturat e larta shkrijnë asfaltin në Turqi

Temperaturat e larta shkrijnë asfaltin në Turqi

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.