GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Rrahja që çoi në vrasjen e Mark Ademit nga kushëriri i tij: Sinjali sjellë detaje ekskluzive nga ngjarja tragjike në Klinë

15/04/2022
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Klina u trondit pasditen e së premtes pas vrasjes me armë zjarri të 40-vjeçarit Mark Ademi, në fshatin Zllakuqan. Rrahja mes kushërinjve çoi në ngjarjen tragjike, për të cilën po dyshohen tre persona. Anton Ndrecaj është i dyshuari kryesor, i cili gjuajti me armë zjarri në drejtim të Mark Ademit duke e lënë të vdekur në vend. Ai dhe dy familjarë të tij u prangosën nga Policia, derisa u kryen bastisje në vendin e krimit dhe u konfiskuan snajperë e armë.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja, kur u njoftua Policia dhe si u qëllua Ademi nga kushëriri i tij? –  Gazeta Sinjali ju sjellë detaje ekskluzive.

Tragjedisë që u ndodhi dy familjeve, kushërinj mes vete, në fshatin Zllakuqan u parapriu një rrahje, afër një kafeterie, rreth orës 16:40 të ditës së sotme.

Gjithçka nisi me një fjalojse, për motive ende të panjohura, mes vëllezërve të Mark Ademit me vëllezërit e të dyshuarit Anton Ndrecaj që fillimisht çoi në rrahje. Por, konflikti mes tyre eskaloi deri në atë pikë, sa i dyshuari kryesor Anton Ndrecaj nxori armën e zjarrit dhe gjuajti në drejtim të Markut.

Kur u njoftua Policia për rastin

Një patrullë policore kishte marrë informacionin rreth orës 16:40 se po ndodhë një rrahje në atë pjesë dhe ishte nisur për në vendin e ngjarjes. Gjatë kësaj periudhe situata ishte tensionuar në vendin ku veçse kishte ndodhur krimi. Sinjali mëson se Policia ishte rrugës për të intervenuar, ka hasur në njërin nga të dyshuarit, Ndue Ndrecaj, i cili e ka ndalur Policinë dhe iu ka thënë se është sulmuar nga vëllezërit Ademi. Këkrimet për t’i kapur personat e përfshirë në rasti kishin nisur menjëherë, kurse i dyshuari që e njoftoi Policinë për sulmin dha deklaratë në stacion.

Derisa i njëjti është intervistuar, fillimisht në cilësinë e viktimës të rrahjes, Policisë në atë momente i shkon informacioni tjetër. Tashmë bëhej fjalë për plagosje me armë zjarri të viktimës Mark Ademi.

Me të marrë informacionin, viktima fillimisht u dërgua në QKMF-në e Klinës, por më pas, nën përcjelljen e policisë, u transportua në  Spitalin rajonal të Pejës, ku u konstatua se fatkqeqësish i njëjti kishte ndërruar jetë.

40-vjeçari vdiq, ndërkohë që të gjitha njësitet policore dolën në vendin ku ndodhi krimi, për të marrë masat e nevojshme, me ç’rast u prangosën tre të dyshuar. Anton Ndrecaj, Ndue Ndrecaj dhe një familjar i tyre përfunduan në prangat e Policisë për vrasjen e Mark Ademit.

Pas arrestimit të tre të dyshuarve, nisën bastisjet në disa lokacione, që rezultuan me konfiskimin e dy snajperëve, një arme të gjuetisë dhe një revoleje.

Ndaj Anton Ndrecajt, prokurorja ka lëshuar urdhër për caktimin e masës së ndalimit prej 48 orësh, si i dyshuar kryesor për vrasjen e Mark Ademit.

Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja të kësaj ngjarje tragjike.

Tags: KlineMark AdemiTronditsevritet
ShareTweetShare
Previous Post

Hallakaten serbët në Beograd| Rusia na garanton se do ta mbajmë Kosovën

Next Post

“Kam me të mbyt”, vushtrriasi kërcënohet me thikë në mes të rrugës

Next Post

“Kam me të mbyt”, vushtrriasi kërcënohet me thikë në mes të rrugës

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.