Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo shënoi katër gola për Portugalinë kundër Lituanisë për t’u bërë lojtari më i frytshëm në historinë e kualifikimeve për një Kampionat Evropian.
Ronaldo shënoi poker gjatë fitores 5-1 të Portugalisë në Lituani të martën mbrëma, duke quar numrin e tij në 93 gola në 159 paraqitje.
Sidoqoftë, në mënyrën më të konsiderueshme, 34-vjeçari tejkaloi ish-sulmuesin e Republikës së Irlandës, Robbie Keane, sa i përket golave të shënuara në Euro.
“Jam duke kaluar kohë të shkëlqyeshme, por e njëjta gjë vlen për të gjithë ekipin”, ka thënë fillimisht Ronaldo pas ndeshjes.
“Jam i lumtur dhe po kënaqem, jo sepse shënova, por përkundrazi për nivelin në të cilin ne kemi luajtur viteve të fundit”.
“Sot ishte e rëndësishme që t’i jepnit vazhdimësi fitores ndaj Serbisë. Tani gjithçka është e hapur: kemi dy ndeshje së shpejti, një në shtëpi dhe një në udhëtim, dhe mendoj se fitimi i njërës prej tyre mund të jetë i mjaftueshëm”, përfundoi portugezi.
Keane kishte qenë golashënuesi më i mirë i mëparshëm me 23 gola, ndërsa Ronaldo tashmë ka 25 gola të shënuara në eliminatore.
Portugezi gjithashtu shënoi het-trikun e tij të tetë për Portugalinë dhe 54-tin në karrierën e tij profesionale.