GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Rashiq kërkon që Qeveria t’i shkruajë QUINT’it për ndalimin e Trajkoviqit nga autoritet serbe

16/12/2022
në Ballina, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Rashiq kërkon që Qeveria t’i shkruajë QUINT’it për ndalimin e Trajkoviqit nga autoritet serbe
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u dërgojë shkresa shteteve anëtare të QUINT-it në Kosovës pas mbajtjes që po i bëhet këshilltares së tij, Rada Trajkoviq, në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe.

Rashiq tha se këshilltarja e tij tash e 14 orë po qëndron në këtë pikë kufitare me Serbinë, derisa i janë marr edhe dokumentet.

“Dje këshilltarja ime duke ardhur nga drejtimi i Beogradit në vendkalimin kufitar në Merdarë është ndaluar 4 orë në hyrje ose në dalje nga Serbia. 4 orë i ka kaluar dhe ajo ka pasur takime të caktuara me ambasadorin Howenier dhe pas këtyre jemi parë shkurtimisht. Dhe në hyrje prapë është ndaluar dhe deri në këto momente derisa po flas ende është duke qenë atje e ndaluar… 30’01 Atje është tekstualisht 14 orë e mbetur atje, arsyetime juridike nuk kanë, i kanë marr dokumentet dhe ajo pret…30’04 Mua më vjen keq që zonja Trajkoviq një grua me moral të lartë ajo u ka ndihmua shumë njerëzve për të shpëtuar dhe unë dëshiroj që t’iu lus e di që nuk është në kompetencën tonë, nëse  është e mundur qysh sot nga kabineti të dërgoni një shkresë-kërkesë si të doni anëtarëve të  grupit të QUINTI-it të shprehni lutjen për të biseduar me kolegët e vet në Beograd që çështjet e tilla të mos ndodhin  sepse nga mëngjesi jam i brengosur”, theksoi ai.

Sipas ministrit Rashiq, këshilltarja e tij, Rada Trajkoviq e cila vuan nga diabeti po kalon një gjendje të vështirë pasi i nevojiten edhe insulina.

 

Ministri për Komunitete dhe Kthim theksoi se me ardhjen e krerëve të rinj të Agjencisë BIA do të jetë një doktrinë e re për ata që kanë mendim ndryshe nga regjimi aktual i Serbisë.

“Një rast i turpshëm ndaljen e gruas që ka sëmundjen e diabetit dhe është e mëshuar dhe tani është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë ka sëmundjen e diabetit asaj i nevojitet rregullisht insulina dhe falënderoj policinë kufitare e cila jo vetëm që ka mundësuar ujë dhe kanë shkuar në Podujevë dhe kanë blerë insulinën…57’51Edhe unë kam pasur raste të tilla jam ndalur në kufi, por për fat timin jo tërë natës siç i ka ndodhur zonjës Trajkoviq, por siç duket do të jetë sistematik  sepse nga ardhja e përfaqësuesve të rinj në Agjencinë BIA do të jetë një doktrinë e re ndaj nesh që kemi mendim të lirë dhe ndryshe nga regjimi aktual i Beogradit” , u shpreh ai.

E për ndalimin e Rada Trajkoviqit shprehur keqardhje edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili deklaroi se do të shikoj këtë paradite se çka mund të bëjë që Trajkoviq të hyjë në Kosovë.

“Edhe mua më vjen shumë keq që jemi në një situatë të tillë…do të mund të shoh se çka mund të bëjë sot paradite që zonja Trajkoviq të hyjë në Kosovë“, theksoi ai.

Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u shpreh se përmes zyrës në Beograd kanë marrë hapat për informim të zyrës së BE-së.

Ndërsa, shpreson se brenda një kohe të shkurt këshilltarja, Trajkoviq do të lejohet të lëvizë.

“Përmes zyrës sonë në Beograd kemi ndërmarrë të gjithë hapat zyrtar për informimin e Zyrës së BE-së e cila në njëfarë mënyre është njëfarë garance  për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës brenda BE-së. Zyra jonë është aktive në përpjekje për të siguruar një lëvizje. Unë e di që edhe ambasadat e QUINT-it të cilat po ashtu i kam kontaktuar janë në lëvizje  edhe në Beograd dhe Prishtinë dhe po shpresojmë që është një çështje e një kohe të shkurt kur zonja Trajkoviq do të mund të lëvizë“, theksoi ajo.

Këshilltarja e ministrit për Komunitet dhe Kthim, Rada Trajkoviq nga dje policia serbe nuk po e lejojnë lëvizjen e saj.

Ndërsa, ajo ka njoftuar se sot në mëngjes i janë konfiskuar dokumentet.

Ndryshe, më 1 dhjetor të këtij viti kryeministri Albin Kurti, ka emëruar Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ky emërim erdhi pas dorëheqjes së ish ministrit, Goran Rakiq për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës.

Tags: Ministri për Komunitete dhe KthimNenad Rashiq
ShareTweetShare
Previous Post

Padrejtësia speciale| Sreten Lukiq i akuzuar për vrasjen e 600 shqiptarëve u dënua me 22 vjet e më pas u lirua, Salih Mustafa dënohet më 26 vjet

Next Post

Haradinaj pas dënimit të Salih Mustafës: Besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së

Next Post
Haradinaj pas dënimit të Salih Mustafës: Besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së

Haradinaj pas dënimit të Salih Mustafës: Besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.