Një punëtor i një poste të shpejtë në rrugën Rasim Kiqina të Skënderajt ka raportuar se një person ka porositur një telefon dhe pasi ia ka sjellë telefonin, i dyshuari e ka bërë pagesën, mirëpo një kartëmonedhë prej 500 euro e cila është konfiskuar, dyshohet të jetë e falsifikuar.
Kështu kanë bërë të ditur burimet brenda policisë, gjersa shtuan se i dyshuari ende nuk është identifikuar.
Të njëjta burime tregojnë se rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse.
Siç mëson media, ky rast ka ndodhur dje rreth orës 09:00.