GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Policia nisi sonte tërheqjen, pas dy javësh mund të largohen edhe 25%

12/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Tërheqja e Kurtit, a po largohet Policia e Kosovës nga veriu?
Share on FacebookShare on Twitter

Të mërkurën paradite, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Kurti u ka shpjeguar ministrave dhe opinionit për marrëveshjen Kosovë- BE, të arritur në Bratisllavë, për deeskalimin në katër komunat veriore.

Kjo marrëveshje që përmban hapat e parë të deeskalimit, tërheqjen e 25 përqind të pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga dhe përreth objekteve të komunave, ka nisur të zbatohet sonte. Kjo i është konfirmuar Gazetës Express në orët e vona të mërkurën mbrëma nga Policia e Kosovës, e cila ka bërë me dije se po e zbaton vendimin e Qeverisë. Sipas marrëveshjes, zvogëlimi i numrit të policëve atje, që u dërguan pas vendosjes së kryetarëve në zyrat e komunave, do të bëhet në bazë të konsultimeve ndërmjet Policisë, KFOR’it dhe EULEX’it.

Gazeta Express merr vesh se ulja e numrit të pjesëtarëve të Policisë mund të ndodhë pas 2 javësh nëse konstatohet se janë krijuar kushtet në bazë të vlerësimit, të tre institucioneve të lartpërmendura.

Krijimi i bazës ligjore për zgjedhjet

Sipas njërës prej pikave të dakordimit Bislimi -Lajçak, Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs.
“Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve” thuhet në komunikatën që e dërgoi mbrëmë qeveria. Sic mëson Gazeta, kjo ka të bëjë me miratimin e një rregulloreje per peticionin me të cilin synohet të shpallen zgjedhjet në katër komunat veriore.

Po ashtu, sipas këtyre burimeve heqja e masave të BE’së mund të shqyrtohet para të mërkurës së ardhshme, edhe pse në reagimin e tij shefi i diplomacisë europiane Josep Borell sot kërkoi të bëhen edhe hapa tjerë pozitivë drejt shtensionimit. Heqjen e masave të BE’së e ka kërkuar sot Kryeministri Kurti i cili ka thënë se

“të dyja palët duhet të kenë mundësinë që të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të përkohshme kundër Kosovës nga ana e BE-së”.

Ndryshe BE i ka ftuar kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë për takim në javën e ardhshme që mund të ketë në agjendë sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

“Emisari i ka ftuar kryenegociatorët në Bruksel javën e ardhshme për t’i vazhduar diskutimet mbi zbatimin e Marrëveshjes së re për Rrugën e Normalizimit dhe aneksin e zbatimit të saj, me shpresën që palët të bien dakord për hapat e ardhshëm që mundësojnë që zbatimi i plotë i Marrëveshjes të fillojë pa vonesë të mëtejshme”, i ka thënë të merkurën Gazetës Express zyrtarja për shtyp e BE-së, Zoï Muletier.

Tags: BratisllavëPolicia e Kosovësveri
ShareTweetShare
Previous Post

Kusari-Lila tregon ku dallojnë përgjimet e sajme ato të “Prontos”

Next Post

Moti për sot, ditë përvëluese

Next Post
Moti sot, temperaturat deri në 28 gradë

Moti për sot, ditë përvëluese

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.