Policia kufitare ka parandaluar një rast kontrabande me emigrantë në pikën statike tek ura e Zveçanit, shkruan Gazeta Papirus.
Njësia policore kufitare, në Piken Statike tek ura e Bistricës në Zveçan, më 21.07.2023, në
ora 02:00, kanë ndaluar dy automjete me targa vendore, të cilat drejtoheshin nga: A.S., (viti i
lindjes 1984, mashkull kosovar) dhe G.Sh., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar).
Policia gjatë kontrollit të automjeteve, ka vërejtur se në to ka shtetas të Sirisë dhe Egjiptit
(emigrantë), të cilët po shfrytëzonin vendin tonë si vend transit për të kaluar në shtetet
perëndimore.
Në koordinim me prokurorin, është iniciar rasti “Kontrabanda me emigrantë”, kurse rasti do të trajtohet nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale Policore të Kufirit-Veriu.
Me emigrantët, sipas procedurave të parapara, do të merren zyrtarët policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së, kurse me aktvendim nga prokurori dy të dyshuarit e lartcekur, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.