Prokuroria Speciale ka konfirmuar se Milan Radoiçiq është në kërkim.
Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë bastisur sot në mëngjes shtëpinë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar për Express se kërkesa e bastisjes së shtëpisë dhe një kërkesë për arrestimin e Milan Radojqic është lëshuar nga ana e tyre.
Ai deri tani nuk është gjetur dhe është në kërkim.
Më herët janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë që dyshohet se lidhen me vrasjen e Oliver Ivanoviq.
Këto ngjarje në veri janë në kuadër të një operacioni arrestimesh që ka të bëjë me vrasjen e ish-liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në janar të këtij viti.