GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Policia e Kosovës e quan “përçarëse” dhe “kriminale” grafitin pro-UÇK të shkruar në fshatin e Kosovës

07/08/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Policia e Kosovës e quan “përçarëse” dhe “kriminale” grafitin pro-UÇK të shkruar në fshatin e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë ditës së djeshme, mediet serbe raportuan se në fshatin Suhodoll ishte shkruar akronimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe një figurë që shenjonte zemrën/dashurinë. Por, kjo sipas Policisë së Kosovës është konsideruar përçarëse raporton Kossev.

Raportimi i gjithë kësaj buroi nga famëkeqja dhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovën dhe Metohinë, që dikur drejtohej nga Alleksandër Vullini e tash drejtohet nga Petar Petkoviqi.

UÇK-ja me zemër u shkrua në murin e një klinike, dhe kjo u interpretua si mesazh “kërcënues” nga kjo e ashtuquajtur zyre.

“Kjo klinikë është shënjestër e shpeshtë e sulmeve të vandalëve shqiptarë dhe në vitet e kaluara është goditur me gurë, janë thyer xhamat dhe janë shkruar mbishkrime anti-serbe,” – vazhdoi zyra.

Por, çudia u rrit sot për këtë grafit pasi reagoi edhe Policia e Kosovës.

Policia jonë ka deklaruar se grafiti përmbante “përmbajtje përçarëse”.

Në një raportim të kategorizuar si “incident kriminal” dërguar edhe në medie, aty thuhet se persona të dyshuar e të panjohur kanë shkruar “grafit me mbishkrime me përmbajtje përçarëse në muret e QKMF-së dhe në tabelat treguese të fshatit. Rasti është duke u hetuar.”

Se si mund të cilësohet përmbajtje përçarëse mbishkrimi UÇK me zemër është ende e paqartë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte bërë luftë të drejtë joetnike kundër regjimit të Millosheviqit që po kryente represion e dhunë të paparë në vendin tonë gjatë viteve ’90.

Qysh kishin raportuar mediet serbe?

Në fakt, raportimi i medieve serbe – ashtu si edhe i së ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë në Serbi – kishte përmbajtje të qartë përçarëse.

Alo – medium i afërt me regjimin e Vuçiqit – dje e botoi një artikull për këtë ngjarje të titulluar: “Për të gjithë është e qartë kush shkakton provokime dhe konflikti. Zyra për Kosovë e Metohi: Qëllimi është persekutimi i serbëve”.

Urrejtje nxiti edhe mediumi tjetër i afërt me regjimin, Informer, që e botoi një artikull të ngjashëm me të njëjtin titull përçarës. Asnjëri prej mediumeve nuk ka vënë në dyshim deklaratat e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë, që përmbanin pretendime të rënda përfshirë edhe ato që ky rast tregonte se si shqiptarët tentonin t’i përndiqnin etnikisht serbët.

Nacionale ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për ta kuptuar se për çfarë arsyesh e kishin cilësuar grafitin pro-UÇK si “përmbajtje përçarëse”.

Kujtojmë se personi/at që mund të kapen për këtë rast mund të përballen me akuza të rënda kriminale

Tags: kosovesmediapoliciaserbeUCK
ShareTweetShare
Previous Post

Policia serbe ndalon këshilltaren politike të Kurtit, Ardita Sinanin

Next Post

Ganimete Musliu reagon pas ndalimit të mërgimtarit

Next Post
Musliu: Dejona Mihali është instrument përmes së cilës Kurti shtrin diktaturën në institucione

Ganimete Musliu reagon pas ndalimit të mërgimtarit

Lajmet e fundit

Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira

20/05/2025
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira

20/05/2025
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.