Parashikimet e Luftës së Ftohtë, të hartuara në fshehtësi nga qeveria britanike zbulojnë shkallën e një sulmi rus bërthamor në Mbretërinë e Bashkuar. Të paktën 38 qytete janë në listë për një sulm të mundshëm nga Rusia
Vete presidenti rus Putin nuk e ka mbajtur sekret faktin se ai është i gatshëm të përdorë arsenalin e tij nuklear, madje duke zbuluar armët e tij më të fundit të pamposhtshme në muajin shkurt. Marrëdhëniet tani kanë arritur në nivele të reja mes Rusisë dhe Britanisë nisur me tensionet në ngritje që pas helmimit të agjentit rus.
Zyrtarët e mbrojtjes hartuan një listë prej rreth 106 vendesh, të cilat ata besonin se Rusia ishte gati për sulm, duke i shënuar ato si “objektiva të mundshëm bërthamorë”. Kjo është pjese e dokumenteve të deklasifikuara të mbajtura nga Arkivat Kombëtare.
Qytetet në Mbretërinë e Bashkuar të listuara në: Londra Qendrore, Cheltenham, Edinburg, Nottingham, Teeside, Coventry, Ëolverhampton, Leicester, Stoke-on-Tent, Belfast, Huddersfield, Sunderland, Gillingham, Rochester, Chatham, Maidstone , Manchester, Southampton, Leeds, Neëcastle / Gateshead, Bristol, Sheffield, Sëansea, Hull, Catterick, York, Preston, Cambridge, Dover, Reading, Salcombe, Brecon, Kidderminster, Armagh. Krahas këtyre qendrave të mëdha të popullsisë ishin edhe baza ushtarake. Këto simulime mund të kenë ndryshuar që nga Lufta e Ftohtë, por ende ofrojne një pasqyrë ne kuader te zhvillimeve te reja, per pasojat qe mund ta presin Britanine ne rast se kemi shperthim te nje lufte te re.