Sipas GazetaMetro ka dështuar protesta e paralajmëruar se do të mbahet sot e që bëhej për të kundërshtuar heqjen e flamurit kombëtar dhe vënien e atij shtetëror.
Protesta ishte paraparë të mbahej në orën 13:00, por aty nuk është parë të lëvizë askush, shkruan gazetametro.net.
Gjithë ky reagim erdhi pasi dje në orët e mbrëmjes u largua flamuri kombëtar që po qëndronte tek rrethi afër spitalit dhe në vend të tij u vendos ai i shtetit të Kosovës.
Ndryshe, për flamurin pati mjaft debat, ku disa kundërshtonin heqjen e atij kombëtar e disa kërkonin vendosjen e atij shtetëror.