Pesë milionë bletë kanë rënë nga një kamion në Kanada.
Kosheret po transportoheshin kur rripat që i mbanin në vend u zgjidhën duke bërë që ato të rrëshqasin.
Bletari Michael Barber ka thënë se kur arriti në vendin e ngjarjes pa një turmë bletësh të zhurmshme të cilat ishin “të zemëruara, konfuze dhe pashtëpi”.
Shoferëve iu tha që t’i mbanin dritaret e mbyllura dhe këmbësorëve që të qëndronin larg, raportoi BBC.
Policia u bëri thirrje publike njerëzve që të qëndronin larg zonës ku ranë kosheret.
Dhjetëra bletarë u mblodhën për t’i grumbulluar bletët.
“Kishte ndoshta një mijë bletë para kamionit tim”, ka thënë Barber.
Pas disa orësh, shumica e bletëve u futën në kosheret e tyre, por qindra të tjera nuk i mbijetuan aksidentit.
Disa prej bletarëve u thumbuan. Shoferi i kamionit u thumbua më shumë se 100 herë pasi nuk e kishte të veshur kostumin e bletarit.
/GazetaPapirus/