Një përleshje e rëndë ka ndodhur dje në Burgun e Dubravës, rast të cilin policia e ka klasifikuar si “tentim vrasje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.
Këto dy vepra dyshohet se i ka kryer një person që po vuan dënimin në këtë Qendër Korrektuese, shkruan lajmi.net.
I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat.
I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.