GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Përgjatë një viti u asgjësuan mbi 460,669 kg mish

01/01/2025
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Përgjatë një viti u asgjësuan mbi 460,669 kg mish
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë prej bizneseve dolën të humbur e të mbyllur pikërisht nga mos-respektimi i datave të prodhimit, mos-mbajtjes së higjienës përkatëse e mos-respektimit të asaj çfarë u kërkohet që në hapje të tyre.

Këto masa për gjoba e mbyllje AUV-i vendosi t’i marrë pas konstatimit të shkeljeve serioze që shkojnë deri te mosrespektimi i standardeve ligjore për sigurinë ushqimore.

Inspektimet e fundit kanë treguar përkushtimin e AUV-it për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve dhe për të garantuar cilësinë e produkteve ushqimore në treg.

Megjithëse ka arritur përparime të rëndësishme, Autoriteti përballet me sfida të vazhdueshme, përfshirë përmirësimin e infrastrukturës laboratorike dhe shtimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për miratimin e standardeve të larta.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), kanë thënë se në rastet kur është vlerësuar se një produkt nuk i plotëson kriteret ligjore për tregtim dhe konsum është vendosur qe produkti të asgjësohet.

Lidhur me këtë në një përgjigje për lajmi.net, nga AUV, thanë se asgjësimi i këtyre produkteve është bërë me qëllim që të pamundësohet çfarëdo keqpërdorimi i mundshëm. Të gjitha vendimet për asgjësime të produkteve janë nxjerrë duke respektuar procedurat ligjore.

Përgjatë këtij viti sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), produktet më të asgjësuara kanë qenë mishi konkretisht mish gjedhi, produktet e qumështit, peshku, produktet me origjinë bimore dhe bimë, si dhe produktet ushqimore me origjinë bimore.

“Produktet e asgjësuar për këtë vit janë me sa vijon: Mish dhe produkte mishi  ne sasi 460,669 kg qumësht dhe produkte qumështi ne sasi 202,147  kg   si dhe peshk ne sasi 40,505.86 kg. Në kategorinë e produkteve me origjinë bimore dhe bimë janë asgjësuar: 37,577.29 kg  produkte ushqimore me origjinë bimore  / 43,537.00 cope bime dekorative, me se shumti janë asgjësuar pemët dhe perimet, produktet konditorike dhe pijet e ndryshme. Lloji i mishit qe është asgjësuar me se shumti është mish gjedhi”, kanë thënë nga AUV-i.

Ndryshe gjatë këtij viti inspektorët e AUV-së nuk kanë vendosur masë të mbylljes për asnjë market.

Sipas kësaj Agjencie vetëm në rastet kur janë gjetur produkte jo të rregullta, janë iniciuar procedura ndëshkimore.

“Inspektoratet e AUV-së ketë vite nuk kanë vendosur masë të mbylljes për asnjë market. Në secilin rast kur janë gjete produkte jo te rregullta, janë iniciuar procedura ndëshkimore”, thuhet në përgjigje.

Tutje nga AUV, kanë thënë se nga inspektorati veterinar janë tetë procedura për kundërvajtje.

Kurse në total nga inspektorati fitosanitar bazuar në gjetje janë shqiptuar 60 fletëparaqitje.

“Nga inspektorati veterinar janë 8 procedura për kundërvajtje. Ndërsa në total. Nga inspektorati fitosanitar bazuar ne gjetjet janë shqiptuar 60 fletëparaqitje”, kanë thënë nga AUV për lajmi.net.

Ndërkaq nga inspektorati veterinar si inicime në gjykatat kompetente janë dorëzuar 103 raste.

“Nga inspektorati veterinar  si inicime ne gjykatat kompetente janë dorëzuar 103 raste”, thuhet në përgjigje.

Por edhe këtë vit, kosovarët nuk është se u shërbyen me mallra nga më të sigurtat.

Shpesh herë qytetarët kanë hasur në produkte të dala afatesh, në produkte ushqimore të prishura tërësisht, në krimba në mes të ushqimeve e gjësende të ndryshme.

Kontrollet e pakta që kryhen nëpër markete, mishtore apo lokale të ndryshme ku shërbehen qytetarët pamundësojnë kualitetin e nevojshëm të blerjeve.

Po ashtu numri tejet i ulët i inspektorëve të cilët funksionojnë në kuadër të AUV-it e bënë edhe më të lehtë shkeljet e rregullave, mungesën e higjienës e gjithçka tjetër.

Qytetarët tanë vazhdojnë të konsumojnë shpesh herë produkte të pakontrolluara mirë, e që rrezik janë për të gjithë nga viti në vit.

Tags: Asgjesimi i mishit per nje vitAUVHigjena ne ushqimkosova
ShareTweetShare
Previous Post

Shqipëria synon ta ul çmimin e energjisë në vitin 2025

Next Post

Suspendohet një zyrtar i Policisë në Graçanicë

Next Post
Suspendohet një zyrtar i Policisë në Graçanicë

Suspendohet një zyrtar i Policisë në Graçanicë

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.