Më datë 30 mars Gazeta Insajderi ka publikuar ankesat e studentëve të degës “Gjuhë dhe Letërsi Angleze” drejtuar Këshillit të Etikës, kundrejt profesor Bekim Bejta.
Në një intervistë për Insajderin, ish-studentja, Zana Mala kishte rrëfyer eksperiencat e saj me Bejtën.
Mes tjerash Mala kishte thënë se Bejta ishte shkaktari që ajo kishte braktistur studimet.
Më datë 12 mars, Senati i Universitetit ka suspenduar Bekim Bejtën për 6 muaj.
Pas këtij vendimi, Gazeta Insajderi ka intervistuar Malën e cila në mes tjerash ka rrëfyer edhe se ka vendosur t’i rikthehet studimeve.