30.01 – Herët në mëngjes vazhdojnë reshjet e shiut, që vende-vende do të përzien edhe me borë. Deri në mesditë vransirat shpërndahen, e pasdite me kthjellime dhe me diell.
31.01 – Butë, kryesisht me vransira dhe erë. Në mëngjes reshje lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje shiu, që vende-vende do të jenë më intensive. Në vise malore borë.
1.02 – Kryesisht me vransira, vende-vende me reshje të dobëta shiu kohëpaskohe.
2.01 – Butë, kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu.
3.02 – Paradite vransirat shpërndahen, e gjatë ditës kryesisht me diell dhe më butë.Temperaturat minimale luhaten nga 1C deri 3C, e maksimalet mbeten mbi vlera mesatare dhe luhaten nga 7C deri 10C, e nga e mërkura në 11C me tendencë të rritjes.Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 3-15m/s, e ditën e diel kryesisht nga juglindja me hove edhe deri në 15m/s (55km/h).Shtypja atmosferike në fundjavë zbret thellë nën vlera normale, e gjatë javës së ardhshme me tendencë të rritjes.