Kur vjen fjala te familja, “një shqetësim që më vjen në mend, të paktën këtu në Itali është dimri demografik.” Kështu është shprehur Papa Françesku gjatë lutjes në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën.“Mesa duket shumë çifte po preferojnë të rrinë pa fëmijë ose me një fëmijë. Kjo është tragjedi,” shtoi më tej Ati i Shenjtë.
Ndërsa, në një letër të drejtuar çifteve kudo në botë, Françesku shprehet se pandemia e ka bërë bashkekzistencën më të vështirë ndërsa shtoi se për ta menaxhuar situatën duhet durim.”“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që të rifitojmë ndërgjegjen për ta kapërcyer këtë dimër demografik që shkon kundër atdheut dhe të ardhmes sonë”, nënvizoi Papa.
Koha që njerëzit shpenzojnë me njëri-tjetrin është shtuar për shkak të kufizimeve të imponuara nga pandemia, por Papa shton se kjo është një mundësi unike për të kultivuar dialogun në familje.“Nuk është e lehtë të jesh bashkë gjithë ditën kur në të njëjtën shtëpi duhet të punosh, të studiosh, dhe të pushosh. Mos e lini veten të kapërcehet nga lodhja, fuqia e dashurisë do t’ju mundësojë të shikoni të tjerët më shumë sesa lodhjen tuaj”.