Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas marshit të mbajtur në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhën në Hagë.
Lekaj ka thënë se historia nuk ndryshondhe se UÇK-ja është vlerë sublime dhe e pa tjetërsueshme.
“Historia nuk ndryshon, UÇK është vlerë sublime dhe e pa tjetërsueshme. Drejtësi dhe liri për Hashimin, Kadrin, Jakupin, Rexhën, Hysnin, Nasimin, Calin dhe Pjetrin. E gjithë Kosova është UÇK.” – ka shkruar Lekaj.
Mijëra qytetarë nga vise të ndryshme të Kosovës kishin marrë rrugë sot për në kryeqytet. Prishtina u bë vendtakim i një mase të madhe njerëzisht, të cilët marshuan duke kërkuar drejtësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Hagës.
Të gjithë me pankarta në duar “Liria ka emër”, “Historia nuk mund të rishkruhet”, “Drejtësi, jo politikë”, kërkuan që procesi gjyqësor në Hagë të trajtohet sipas ligjeve.
Ky marsh u vlerësua si një nga organizimet me pjesëmarrjen më të madhe në Kosovën e plasluftës.
Pjesëmarrja masive në këtë marsh sidoqoftë, duket se demanton një deklaratë të cilën e kishte dhënë kryetarja e Gjykatës Speciale muaj më parë. Ajo kishte deklaruar se bazuar në sondazhet që ata i kanë bërë, shumica e kosovarëve i besojnë kësaj gjykate.