Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se “ka ardhur koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA”, shkruan Gazeta Metro.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka thënë se ky është lajm i mirë.
“Mirë që më në fund po kuptojmë se thënia popullore është realitet “Duke ecur i vetmuar, do të thyesh kokën diku””, ka shkruar Pacolli.
P
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shpresë plotë se mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me BE dhe SHBA do të tejkalohen. Në një takim me korrespondentë politikë, gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Osmani tha se është koha të ulemi për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.
“Nuk mendoj se mosmarrëveshjet mund të anashkalohen duke sulmuar njëri-tjetrin në media, por nëse ulemi dhe flasim”. Osmani vijoi se tani kanë mbetur të sqarohen disa detaje në lidhje me riorganizimin e zgjedhjeve në veri dhe tërheqjen e forcave policore nga komunat në fjalë, dy kërkesa këto aktuale të vendeve të Quintit ndaj Kosovës.