GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Osmani kërkon që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin në veri

26/09/2023
në Kosovë
Koha e leximit:2 mins read
Osmani kërkon që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin në veri
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit, me theks të veçantë situatën e sigurisë pas sulmit në veri të Kosovës, ku nga akti terrorist i grupeve kriminale serbe, u vra rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe disa policë tjerë u plagosën.

Ambasadori Hovenier shprehu edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta për vrasjen e policit të Kosovës.

Presidentja, ka falënderuar aleatët, në radhë të parë SHBA-në, për mbështetjen dhe solidaritetin pas vrasjes së rreshterit policor, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe bashkëpunimin dhe përkrahjen e institucioneve të sigurisë në këtë kohë kur po sfidohet rëndë siguria kombëtare e Kosovës.

Presidentja ka theksuar se për këtë sulm terrorist dhe akt agresioni nga ana e Serbisë duhet të ketë përgjegjësi nga ana e shtetit serb.

“Ajo gjithashtu ka thënë se shpreson se pasi shtetet aleate të përfundojnë procedurat e tyre të brendshme për konfirmimin e informacioneve që kanë të bëjnë me sulmin e fundit ndaj Kosovës, do të ndërmarrin masa konkrete dhe sanksione ndaj Serbisë, për shkak të involvimit të saj të drejtpërdrejtë në këtë sulm, qoftë si shtytëse, organizatore apo lehtësuese e tij”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, pas takimit me presidenten e vendit Vjosa Osmani, tha se sulmet në veri kanë qenë të organizuara në mënyrë profesionale ushtarake si dhe prapa tyre qëndron dikush që i ka trajnuar dhe pajisur me armatim.

Ai ka pohuar se qëndron përkrah popullit të Kosovës, teksa ka thënë se ende janë në proces të hulumtimit të gjendjes dhe jo të konkludimit për situatën.

“Nuk ishte një grup i qytetarëve individual që kanë ardhur së bashku për të shprehur brengat. Është një grup i trajnuar dhe i organizuar dhe dikush qëndron prapa tyre që i ka trajnuar dhe pajisur me armatim të rëndë”, është shprehur Hovenier.

Ambasadori amerikan para gazetarëve ka theksuar se sulmet kanë qenë kriminale, por nuk ka dhënë detaje nëse paraprakisht kanë qenë të njoftuara se do të ndodhin.

“Nuk e di për pjesën e kriminelëve në Manastir që përpiqen të negociojnë me dikë. Jam në dijeni për raportet që ka pasur të shtëna nga Manastiri kundër forcave policore të Kosovës. Ky ishte një sulm i rëndë kriminal”, ka deklaruar përfaqësuesi i SHBA-ve.

Gjithashtu Hovenier ka çmuar koordinimin e autoriteteve policore të Kosovës me strukturat ndërkombëtare.

Tags: Serbia duhet te jete pergjegjeseSulmet ne veriVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Nga 8 terroristët e arrestuar, 6 janë liruar, nuk u arrit të konfirmohet ndërlidhja tyre me grupin terrorist

Next Post

KFOR’i me deklaratë të re: Gjatë gjithë kohës u koordinuam, Policia e Kosovës veproi në përputhje me prerogativat ligjore

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.