GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

OSBE pas zgjedhjeve në veri: Të merren parasysh interesat e të gjitha komuniteteve

24/04/2023
në Ballina, Ekskluzive
Koha e leximit:2 mins read
OSBE pas zgjedhjeve në veri: Të merren parasysh interesat e të gjitha komuniteteve
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE tha se të drejtat dhe interesat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në katër komunat në veri të Kosovës, duhet të merren parasysh pas zgjedhjeve në atë zonë.

Jeff Bieley, shef për çështje politike dhe për komunikim në misionin e OSBE-së në Kosovë, e ka komentuar për Radion Evropa e Lirë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetarët e komunave me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

Këto zgjedhje u bojkotuan gjerësisht nga popullata serbe dhe dalja në to, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ishte vetëm 3.47 për qind.

“Do të ishte e preferueshme që të gjitha komunitetet të merrnin pjesë plotësisht, si kandidatët, ashtu edhe votuesit”, tha Bieley.

Megjithatë, sipas tij, ishte pozitive që, “pavarësisht dallimeve politike për mbajtjen e zgjedhjeve, nuk u bë asnjë përpjekje për të prishur procesin në ditën e zgjedhjeve”.

OSBE-ja, që në të kaluarën ishte angazhuar në monitorimin apo edhe organizimin e zgjedhjeve lokale dhe qendrore në Kosovë, bëri të ditur se nuk i është kërkuar angazhimi në këto zgjedhje në asnjë kapacitet.

“OSBE-ja… nuk ka pasur rol në lehtësimin e zgjedhjeve në Kosovë që nga viti 2020. Kjo për shkak se KQZ-ja ka dëshmuar që nga nëntori i vitit 2020 se ka aftësi teknike për të mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës pa mbështetje operacionale nga OSBE-ja”, theksoi ai.

Sipas rezultateve preliminare, garën për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, e fituan kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq në Zveçan dhe Zubin Potok fituan ata të Partisë Demokratike të Kosovës. Nga dhjetë kandidatë, vetëm një ishte nga komuniteti serb.

Më parë këto komuna janë udhëhequr nga anëtarë të partisë më të madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, e cila kësaj here i bojkotoi zgjedhjet.

Për bojkotimin e zgjedhjeve nga serbët e Kosovës, liderët kosovarë  fajësuan ndikimin e Beogradit. Ndërkaq, liderët e Serbisë kanë paralajmëruar “një krizë të thellë” në atë zonë.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe./ REL

Tags: ne Verizgjedhjet
ShareTweetShare
Previous Post

KFOR-i flet për zgjedhjet e veriut: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, mbetet thelbësore për sigurinë

Next Post

I kaloi pasurinë nënës së tij, Achraf Hakimi i ofron shumën modeste ish-bashkëshortes

Next Post
I kaloi pasurinë nënës së tij, Achraf Hakimi i ofron shumën modeste ish-bashkëshortes

I kaloi pasurinë nënës së tij, Achraf Hakimi i ofron shumën modeste ish-bashkëshortes

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.