Analisti politik, Agon Maliqi ka thënë se drafti i propozuar nga Kryeministri Edi Rama për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i bazuar në modelin e popullatës autoktone të Norvegjisë dhe Suedisë që njihen si Samë, shkruan Gazeta Metro.
Maliqi ka komentuar në një postim në Twiterr të Ilva Tare nga Atlantic Council, e cila po ashtu ka thënë se Rama e ka bazuar draft statutin e Asociacionit mbi modelin e Samëve.
“Propozimi i Ramës për ASMM duket i modeluar sipas “parlamenteve të Samëve në Norvegji dhe Suedi. Këto janë organe përfaqësuese të komunitetit indigjen Sami të krijuar ligjërisht nga qeveria qendrore (agjencitë?) me të drejtën për të ushtruar autonomi kulturore (p.sh. Kishat?) dhe për të drejtuar fonde zhvillimi” ka shkruar ai.
Tare tha se filloni të hulumtoni mbi Parlamentet Sami dhe mendoni për një model hibrid të Asociacionit ligjor të quajtur ‘Bashkësia e Serbeve me Shumicë Serbe’
“Në rast se doni të dini se si duket #draft #statuti i propozuar nga #EdiRama për #ASM në, filloni të hulumtoni mbi Parlamentet Sami dhe mendoni për një model hibrid të #Asociacionit ligjor të quajtur “Bashkësia e Serbeve me Shumicë Serbe” ka shkruar ajo.
Parlamenti i Samëve të Suedisë është themeluar në vitin 1993. Ka 31 përfaqësues, të zgjedhur çdo katër vjet me votim të përgjithshëm.
Parlamenti drejtohet nga Riksdagu suedez (Parlamenti kryesor), prandaj veprimet e tij duhet të jenë në përputhje me vendimet e Riksdagut, të cilat ndonjëherë bien ndesh me programet të partisë së anëtarëve të Parlamentit të zgjedhur nga Samët. Ky popull ka parlamente edhe në Norvegji, Finlandë