Është arrestuar një person në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte drejtuar automjetin e tij dhe kishte shkaktuar vet-aksident.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti ka sulmuar dhe ka kanosur njërin prej zyrtarëve policor që është marrë me rastin duke i shkaktuar lëndime trupore, njofton Gazeta Papirus.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është hapur rasti për sulm ndaj personit zyrtar.