Një burrë është ankuar se dikush i ka marrë 5 vetura në autosallonin e tij dhe nuk i ka paguar ende.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne auto sallonin e tij, një i dyshuar mashkull kosovar, i ka blerë 5 vetura për të cilat 82,000 € nuk i ka paguar ende”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, policia bën të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.