Teksa ka nisur seanca e Kuvendit për votimin e Bajram Begajt si President i ri i Republikës, ish-kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar të ndërhyjë në proces duke folur nga vendi.
Berisha i ka kërkuar kryetares së Kuvendit që t’i japë fjalën për procedurë, por sipas rregullores kjo është e palejuar në situata ku zgjidhet Presidenti.