Një vajzë është goditur nga një veturë në rrugën kryesore përballë Albi Mallit në Veternik.
Në vendngjarje ka dalë dhe autoambulanca, për të ofruar ndihmë mjekësore.
Ndryshe, kalimtarëve nuk u është bërë akoma zgjidhje nga shteti për të pasur mundësi ta kalojnë rrugën në Veternik. Ka shumë raportime për shkeljen e këmbësorëve në atë zonë, që fatkeqësisht nganjëherë përfundojnë edhe me vdekje.