GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Ngjarja tragjike në Prishtinë, kjo është gjendja e dy të plagosurve që u dërguan në QKUK

18/03/2023
në Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Fëmija e shtyen veturën e babait në Mitrovicë, bëhet për QKUK
Share on FacebookShare on Twitter

Një person ka humbur jetën si pasojë e një gjuajtje me armë zjarrin sot rreth orës 13:30 në lagjen Arbëria në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e therjes me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor i Emergjencës në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e njërit prej të lënduarve është më serioze dhe i njëjti po trajtohet nën përkujdesjen e mjekëve, ndërsa i lënduari tjetër, pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

“Zyra për Medie ju konfirmon se dy persona të lënduar kanë marrë trajtim mjekësor nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente. Njëri nga ta pas trajrimit nga ortopedi është liruar nga emergjenca, kurse tjetri me lëndime më serioze po vazhdon trajtimin nga ekipi mjekësor në kuadër të Klinikës së Kirirgjisë Torakale”, thanë nga SHSKUK.

Ndryshe, lidhur me ngjarjen tragjike kanë folur për Sinjalin edhe nga hotel ‘Adria’, ku fillimisht u raportua se ka ndodhur vrasja.

Por kjo është mohuar nga stafi i hotelit, të cilët thanë për Gazetën Sinjali se e gjithë ngjarja ka ndodhur jashtë hapësirave të cilat janë në pronësi të ‘Adria-s’.

“Vrasja ka ndodhë jashtë, në afërsi të hotelit. Anash. Nuk është as pronë a pjesë përbërëse e hotelit. Policia i ka marrë pamjet e kamerave”, thanë nga ‘Adria’.

Ata po ashtu kanë bërë me dije se personat e përfshirë në ngjarjen tragjike, nuk kanë qenë as klientë të hotelit.

“Personat e përfshirë s’janë kanë klientë të hotelit. Kanë qenë kalimtarë të rastit ose ku e di”, thanë tutje nga ‘Adria’.

Ndryshe, sipas Policisë së Kosovës, informacionet e para kanë qenë që të shtënat janë dëgjuar në një hotel. Pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë hasur në trupin e viktimës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku i ekipit të Emergjencës.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Tags: aksident
ShareTweetShare
Previous Post

Osmani: Nuk ka asnjë zhgënjim ku është përfshirë SHBA-ja

Next Post

Kujt i lë “amanet” Nora Istrefi?

Next Post
Kujt i lë “amanet” Nora Istrefi?

Kujt i lë “amanet” Nora Istrefi?

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.