GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Nga shpallja e pavarësisë deri sot, ‘rrugëtimi’ i NEWBORN-it në 15 vjet shtet

17/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:7 mins read
Nga shpallja e pavarësisë deri sot, ‘rrugëtimi’ i NEWBORN-it në 15 vjet shtet
Share on FacebookShare on Twitter

Dy burrështetasit që ishin protagonistët kryesor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu vunë nënshkrimet e tyre në obeliskun që ishte krijuar për nder të shpalljes së mëvetësisë më 17 shkurt 2008, shkruan Demokracia.com.

Nënshkrimet e tyre u vunë në një ceremoni solemne, e pas tyre edhe mijëra qytetarë shkruan emrat  e tyre në germat që po simbolizonin lindjen e shtetit të ri në Evropë.

Obelisku “NEWBORN”, i krijuar nga Fisnik Ismaili u bë sensacion jo vetëm për kosovarët, por edhe për shumë turistë që po vinin në Prishtinë.

Obelisku “NEWBORN”, për çdo vit ngjyroset, duke iu ndryshuar pamja varësisht nga mesazhi që autori i saj dëshiron të përçojë.

Këtë 15 vjetor të shpallës së pavarësisë së Kosovës “NEWBORN-i”, i dedikohet luftës në Ukrainë me moton “End War Now”, apo shqip “Jepni fund luftës tani”.

Demokracia.com sjellë fotografitë dhe historinë e obeliskut NEWBORN:

“NEWBORN” u zbulua në ditën e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008. Atë ditë, mbi 150 mijë persona u nënshkruan në këtë monument.

Deri në vitin 2013 obelisku kishte të njëjtën ngjyrë dhe nuk u ndryshua.

Më 2013 autori i “NEWBORN-it” vendosi ta ndryshonte ngjyrën e tij dhe ta përçonte mesazhin “Mirënjohja”.

Ideja për këtë mesazh, sipas autorit, ishte si shenj mirënjohje për shtetet që e kanë njohur Kosovën dhe germat “NEWBORN” u ngjyrosën me flamujt e shteteve që e kishin njohur Kosovën.

Në vitin 2014 obelisku sërish iu ndërrua pamja, duke përçuar mesazhin e kujtimit për të rënët për liri.

Ndërsa në përvjetorin e gjashtë të pavarësisë ngjyrat e “NEWBORN-it” ishin  të uniformave të ushtarëve të vendeve që e kishin ndihmuar Kosovën në luftën për çlirimin nga pushtuesit serbë.

Në vitin 2015 autori i obeliskut kishte vendosur që “NEWBORN” ta kishte moton “Shprehu shlirë, ndjehu mirë”, ku qytetarët e Kosovës e kishin të drejtë të pikturonin çka do që ata dëshironin.

Ismaili kishte menduar që shkronjën “E”, ta pikturonte me ngjyrë të zezë, që simbolizonte edhe emigrimin masiv të qytetarëve po në atë vit.

Në vitin 2016 “NEWBORN” u emërua me emrin “Izolim”, ku kishte për qëllim të përçoi mesazhin e izolimit.

Shkronjat kishin marrë ngjyrë të kaltër si qielli dhe ishte mbuluar me gjemba. Telat me gjemba kishin thirrjen për botën për të gjetur zgjidhjen dhe për integrimin e Kosovës në Bashkimi Evropian (BE).

\

Një vit më vonë në vitin 2017, mesazhi i ideatorit të monumentit “NEWBORN” ishte “T’i rrëzojmë muret”

Në dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës “NEWBORN” u emërua me emrin “Dekada”

Në vitin 2019 që monumenti  “NEWBORN” t’i kushtohet “Mbrojtjes së tokës”

Në vitin 2020 monumenti “NEWBORN” u emëruar si “Luftërat e pafundme”

Pas 20 vite luftë “NEWBORN” iu kishte dedikuar të gjitha viktimave të dhunës seksuale jo vetëm në Kosovë por anembanë botës.

Ndërsa viti 2021 obelisku iu kushtohej luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në përvjetorin e 14-të , “NEWBORN” u kushtohej grave dhe moton kishte “Gratë për Gratë”.

Ndërsa në përvjetorin e 15 të pavarësisë mesazhi i kushtohet fundit të luftës në Ukrainë.

“NEWBORN” simbolizon lindjen e shtetit të Kosovës dhe është punuar brenda 11 ditëve nga konstruksioni i çelikut i veshur me hekur.

Është vendosur përballë Pallatit të Rinisë në shkurt të vitit 2008 dhe që nga atëherë nuk i është ndryshuar vendi.

Tags: Fisnik IsmailiKosovëNEWBORNPavarsia e Kosovës
ShareTweetShare
Previous Post

Ooopsi i zv.komandantit të FSK-së, e ngatërron Pavarësinë e Kosovës me Epopenë e UÇK-së

Next Post

Agim Ademi takohet me futbollisten e famshme, Kosovare Asllani

Next Post
Agim Ademi takohet me futbollisten e famshme, Kosovare Asllani

Agim Ademi takohet me futbollisten e famshme, Kosovare Asllani

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.