Në fshatin Sallagrazhë të Therandës nesër (e enjte) do të përurohet shtëpia muze e heroit të kombit, Fadil Vata.
“Ftoheni të merreni pjesë në ceremoninë e përurimit të shtëpisë muze për heroin Fadil Vata. Më 25.11.2021, ora 12:00, vendi: Sallagrazhdë”, është thënë në ftesën e kryetarit të Therandës, Bali Muharremaj.
Fadil Vata ka lindur më 10 janar 1962 në fshatin Sallagrazhdë të Therandës dhe rrjedh nga një familje atdhetare, e cila e bëri të nderuar dhe të respektuar. Shkollën fillore, Vata e kishte kryer në vendlindje, kurse të mesmen (gjimnazin) në Therandë. Ai ishte nxënës i dalluar. Qysh nga bankat e shkollës së mesme është angazhuar në çështjen kombëtare.