Courtois e di mirë shumë se ku gjendet dhe për këtë, ai do të tentojë të punojë dhe të japë gjithmonë më të mirën për Madridin.
Thibaut Courtois është kritikuar shumë ditëve të fundit, sidomos pas golave të pësuar në Champions League kundër Club Brugge.
Zidane u detyrua ta largojë nga loja menjëherë pas pjesës së parë, me pretendimin se portieri nuk ndihej mirë.
Tifozët kanë humbur besimin në 35 milionëshin e ardhur nga Chelsea dhe e duan në portë Areolan, që afatin e kaluar veror u transferua në formë huazimi nga PSG-ja.
Sido që të jetë, Courtois e di se kritikat dhe presioni që është duke iu bërë, është normale në një klub si Madridi dhe se ajo çfarë do të tentojë të bëjë belgu është të punojë dhe të tregojë cilësitë e tij.
“Nëse dëshiron të jesh portier i Real Madridit, duhet ta pranosh këtë presion”, i ka thënë Courtois MARCA-s.