Të gjitha shkollat në Pejë sot po e respektojnë thirrjen e SBASHK-ut për pezullim të mësimit. Shkolla e Artit në Pejë “Odhise Paskali” është e vetmja që po vijon mësimet edhe sot.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega.
Disa nga mësimdhënësit e Pejës kanë marrë rrugën për Prishtinë ku do të jenë pjesë e protestës së thirrur nga Sindikatat e Bashkuara të Kosovës.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka vendosur që sot të organizojë një protestë, pasi sipas tyre, ende nuk janë përfillur kërkesat për 100 euro shtesë çdo muaj, deri në miratimin e Ligjit të Pagave.