Për disa momente ka ndodhur një gjë e papritur, ku turneu më i madh i CS:GO, IEM Major 2022 është ndërprerë për disa minuta pasi u ndal rryma.
Faqja zyrtare ESL Counter-Strike ka bërë të ditur se ka pasur probleme në rrethin lokal të qytetit.
“Po punohet për ta zgjidhur këtë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të rikthyer transmetimet drejtpërdrejt”, shkruhet në komunikatë.
Në ato momente ishte duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Ence dhe Mouz.