Nënkryetari i organizatës së veteranëve pak para arrestimit ishte i ftuar në emisionin e debatit të Kalan 10.
Ai në një moment kishte thënë se Gjykata Speciale është diskredituar pasi që po ju dalin dokumentet dhe dosjet sekrete nga zyrat e tyre. Gjatë debatit ai është shprehur se “Dhefsha në drejtësinë e njerëzve të Millosheviqit, nuk e njoh Specialen”.
Nasim Haradinaj ka thënë se mbrëmë sekretarit të OVL-UÇK-së i janë kërkuar dosjet e reja nga njerëz të autorizuar të Tribunalit të Dhomave të Specializuara, por që Haradinaj ka thënë se nuk do t’i dorëzojnë ato pa praninë e gjykatave vendore ose Policisë së Kosovës.
“Sipas thirrjes që i kanë bërë mbrëmë sekretarit tonë, që i kanë kërkuar dosjet. Njerëzit e autorizuar të Tribunalit të Dhomave të Specializuara. Ne kemi marr vendim sepse në fund të fundit këtë gjykatë ne nuk e njohim. Është vërtetuar që kjo gjykatë është e krimbur në aparatin e Milloshoviqit. Ne nuk do të japim dosjet pa pranin e gjykatave tona ose të paketën policës. Ne po presim që ata duhet me ardhë. Aq më tepër e kanë marr një material dhe nuk janë prononcuar për të. Aq më tepër i kanë thënë sekretarit tonë ju e dini që ai material është senzitiv. A është senzitiv a nuk është dasht ata të përkujdesen që të mos dal. Ne nuk jemi kundër zbardhjes së krimeve, jemi me i zbardh. Çdo material që vjen që tregon lidhjen e tyre direkt me Serbinë ne do ta qesim kjo është detyra jonë. Përgjegjësinë le ta mbajnë ata. Dosjet tona nuk mund të dalin pa deshtë personeli jonë”, ka thënë Haradinaj./Gazeta papirus/