Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pasur kritika ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Punën e kryediplomates kosovarë, deputeti opozitar e ka quajtur ”mozomakeq“, transmeton Paparaci.
Dhe sipas tij, Gërvalla po e turpëron Kosovën, teksa pati edhe akuza ndaj pasi e ajo e quajti BE-në “tigër prej letre” në çështjet e sigurisë.
”Për besë është vështirë me gjetë fjalë për paaftësinë e saj dhe turpërimin që po na bën ka po shkon. Është e pabesueshme me kënd do që flet prej diplomatëve ndërkombëtarë që e përcjellin Kosovën iu vjen keq për neve, na ka turpëru kudo që ka shku“, u shpreh ai të hënën në T7.