Edhe pse 73 vjeç, mjeku Fatmir Baze i dalë në pension, vazhdon ende t’u shërbejë qytetarëve.
Fatmiri jeton në Korë dhe çdo ditë shkon në disa fshatrat të qarkut të Korçës.
Të shtunën, ai ishte në Zvarisht, ku për shkak të borës iu desh të ecë rreth dy orë në këmbë.
“Ka të sëmurë, ka njerëz që duan shërbim dhe e dyta të kujtoj një shprehje të filozofit Carlyle (Thomas Carlyle) ku që thoshte se çlodhja është për të vdekurit”, shprehet ai.
Mjeku Baze ka afro gjysmë shekulli duke u shërbyer njerëzve dhe thotë se do të vazhdojë ende.
“48 vite janë shumë, por ende dua të punoj, e ndiej veten mirë. E njoh zonën dhe njerëzit, e me vjen mirë t’u shërbej”, tregon mjeku.
Banorët ndihen të familjarizuar më të dhe e vlerësojnë për punën që bën çdo ditë.
“Pa doktorin ne jemi të mbaruar, prandaj e kemi mbajtur e do ta mbajmë”, shprehet një prej banorëv