Kryeministri i Republikës së Kosovës, sapo ka njoftuar qytetarët se sot ka nënshkruar një marrëveshje me ambasadorin amerikan Jeffrey Hoveneier lidhur me masat e sigurisë në mbrojtje të informacionit të klasifikuar.
Kurti, shkruan se marrëveshja parasheh veprimet e palëve në raport me informacionin e humbur, shkruan Gazeta Papirus.
Krejt në fund, kryeministri thotë se me ShBA përherë Kosova do jetë partnere.
Postimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti pa ndërhyrje:
Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan sot marrëveshjen mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar, duke thelluar kështu bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë.
Marrëveshja parasheh veprimet e të dy palëve në raport me informacionin e humbur, mënyrën e asgjësimit të informacionit të klasifikuar, e ndarjes tij në raport me palët e autorizuara.
Falënderoj ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe Departamentin e Mbrojtjes të ShBA-së për besimin e treguar dhe për fuqizimin e mëtejmë të lidhjeve tona shtetërore.
Miq. Partnerë. Aleatë.
/GazetaPapirus/