Ushtria ruse ka njoftuar se rruga është e hapur dhe e sigurt për të gjithë ata që dëshirojnë të largohen nga kryeqyteti ukrainas, Kievi.
Gjeneralmajor Igor Konashenkov, tha se autostrada Kiev-Vasilkov është e lirë për ukrainasit për t’u larguar.
“Ne i bëjmë thirrje popullit të Kievit. Të gjithë civilët në qytet mund të largohen lirisht nga kryeqyteti i Ukrainës përgjatë autostradës Kiev-Vasilkov (Vasilkiv). Kjo rrugë është e hapur dhe e sigurt” tha ai në një deklaratë.
Ai gjithashtu shtoi se forcat ruse kanë cak të sulmit vetëm objektivat ushtarake dhe jo indivividët civilë.
Megjithatë, forcat ruse kanë vrarë qindra ukrainas, që nga fillimi i pushtimit ditën e enjte.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, ushtarët rusë kanë vrarë të pakëtn 352 civilë ukrainas, përfshirë dhe 14 fëmijë.