Milan ka bërë ofertën e parë në drejtim të Valencia për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit Yunus Musah, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Italianët kanë ofruar 18 milionë euro, megjithatë spanjollët kërkojnë edhe 7 milionë të tjera.
Musah ka arritur javë më parë marrëveshje personale me Milan dhe i ka bërë të qartë Valencias se dëshiron të largohet nga klubi në drejtim të Serie A.