Dy persona para dhjetë ditëve kanë dashur që ta rrëmbejnë deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zekën.
Personat i kishin dalë Zekës në rrugë pas orës 24:00. Rastin, deputeti i Kuvendit e ka paraqitur në Polici.
Rreth rrëmbimit të tij ka folur për Express, deputeti Milaim Zeka.
“Rasti ka ndodhur pas orës 24:00. Dy persona ka qenë. Nuk dua që të deklarohem rreth rastit. Unë që moti kam kërcënime. Rastin e kam raportuar në polici. Unë nuk dua që të japi detaje të tjera. Flisni me policinë”, i ka thënë Gazetës Milaim Zeka.