Superylli shqiptar, Dua Lipa, ka uruar 8 marsin në mënyrë publike.
Dita ndërkombëtare e gruas po festohet në mbarë botën, e në disa vende edhe me protestë.
Mesazhi i Duas është i orientuar më shumë kah protesta.
Ajo ka kërkuar më shumë të drejta dhe liri për gruan në postimin e saj dhe dashuri për njëri-tjetrin.
Dua Lipa ka pasur sukses të jashtëzakonshëm së fundmi.
Ajo ka fituar dy çmime në Brit Aëards dhe ka pasur vitin më të suksesshëm në karrierë.