Gjatë mbrëmjes së dieles në disa fshatra të Drenasit ka pasur vërshime.
Kjo si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Nexhmedin Gruda, tha për Klankosova.tv se gjatë mbrëmjes ishin paraqitur pesë raste ku është dashur të intervenohet.
“Vërshime ka pasur në fshtrat Zabel i Ulët dhe Komoran. I kemi pasur pesë raste të intervenimit, ku është dashur të shkojmë dhe ta heqim ujin nga bodrumet e qytetarëve”, tha Gruda.
Ai theksoi se ka pasur edhe dëme materiale tek bizneset.
“Dëme ka pasur edhe tek bizneset. Në Zabel të Ulët në një biznes ka pasur dëme të konsiderueshme, një furre të bukës i janë dëmtuar komplet pajisjet dhe mielli i cili ka qenë rezervë. Për shkak të kësaj z. Florim Shala, s’ka mundur të nis punën sot në mëngjes”, tha ai.
Gruda theksoi se gjendja tani është më e stabilizuar.
“Gjendja sot është më e qetë, më stabile. Edhe lumi Drenica nuk ka dal nga shtrati”, theksoi Gruda