Gjatë vitit 2020, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë lindur 8 mijë 786 foshnje, prej tyre 3 mijë 128 me operacion.
Vitin e shkuar, janë ofruar edhe shërbime tjera shëndetësore, por në pjesën më të madhe të tij, mjekët kanë trajtuar kryesisht rastet me urgjencë, për shkak të situatës me Pandeminë COVID-19.
Në raportin vjetor të punës, figurojnë 1 mijë e 769 operacione të kryera të natyrës urgjente si: karcionoma, cist dhe shtatzëni jashtë mitrës.
Me anestezion të shkurtër intravenoz, janë realizuar 2 mijë e 477 intervenime.
Me udhëzim të mjekut, në Klinikën e Gjinekologjisë, në 12 muajt e vitit të kaluar, janë regjistruar 14 mijë e 370 pranime, ndërkaq.