Mane ka realizuar het-trik kundër Portos në Champions, duke u bërë vetëm futbollisti i katërt që arrin diçka të tillë me fanellën e Liverpoolit.
Liverpooli ka shkëlqyer kundër Portos në Champions League, duke triumfuar në udhëtim 0-5 në ndeshjen e parë dhe tashmë kualifikimi në çerekfinale as që diskutohet. Në këtë ndeshje shpërtheu Sadio Mane, duke realizuar het-trik.
Sipas UEFA-s, 25 vjeçari është vetëm futbollisti i katërt që e bënë diçka të tillë me fanellën e Liverpoolit.
“Mane është futbollisti i katërt për Liverpoolin që shënon hat-trick në Ligën e Kampionëve, pas Michael Owen (2002), Yossi Benayoun (2007) dhe Philippe Coutinho (2017)”, shkruan UEFA në faqen zyrtare në Twitter.