Ky është një Dhjetor i cili do jetë fiks ajo energji që duhet për të përfunduar një vit të tërë, sepse ky është një muaj që lidhet shuëm me përfundimin e gjërave. Kështu ka qënë dhe Dhjetori i vitit 2016, por jo i vitit 2017, pra këtë rradhë kemi një Dhjetor për së mbari. Duke qënë se në një pjesë të mirë muaji drejtohet nga Akrepi dhe në një pjesë tjetër drejtohet nga Shigjetari, kjo është energji shumë intensive. Akrepi ka të bëjë me borxhet shpirtërore, me karmën. Karma është një fjalë që do të thotë rezultat i veprimeve të një personi.
Është një term rreth ciklit të shkakut dhe efektit. Sipas teorisë së karmës, ajo çfarë i ndodh një personi, ndodh sepse e ka shkaktuar me veprimet e tij apo të saj, dhe ju me këtë energji jeni hasur më shumë se zakonisht në këto dy muajt e fundit, megjithëse në Nëntor mund të keni bërë pak pushim por që nuk do zgjasë gjatë. Më datë 2 Dhjetor
Afërdita do rikthehet në Akrep dhe do qëndrojë aty deri më 7 Janar 2019, por do jetë në lëvizje të drejtë. I zmbrapsur është Mërkuri i cili del nga shenja e Shigjetarit dhe vjen në Akrep, i zmbrapsur deri më 6 Dhjetor. Kemi një planet të drejtë në fushën e shtëpisë, familjes, harmonisë suaj, dhe një planet të zmbrasur gjithashtu, por natyra e këtyre planeteve është e ndryshme. Afërdita do përfundojë çeshtjet që për ju lidhen me shtëpunë, me qeranë, me transferimin, me rregullimin, me ekuilibrin tuaj mendor. Më në fund do i shtoni një element jetës suaj, i cili do ju ndihmojë për të patur më shumë ekuilibër.
Mund të keni patur fërkime të bezdisshme me të afërm, mundet që të jeni ftohur me një të afërm, ose të jeni larguar prej familjes dhe të mos e shikoni veten shumë pranë familjes por kjo mund të mos i ketë pëlqyer palës tjetër. Sido që të jetë rasti juaj, kjo gjë do zgjidhet tani.
Do zbuloni se keni një mundësi apo një zgjedhje më paqësore që mund të bëni. Mund të keni menduar se e keni gjetur shtëpinë se ku doni të jetoni por mund ta ndryshoni mendjen për shkak të informacioneve të reja që do ju vijnë brenda javëve të para të Dhjetorit.
Nevojat tuaja më të thella emocionale do i rishikoni, do i analizoni dhe do i jepni vetes fiks atë që ju duhet. Mos e lini egon dhe krenarinë tuaj t’ju mjegullojë gjykimin apo situatën. Duhet t’i shikoni gjërat ashtu siç janë. Duhet të jeni më bujar me njerëz të caktuar. Përpiquni që të bëni zgjedhjen më të drejtë dhe të falni, të shikoni përtej krenarisë suaj. Endoj se duhet dhe se do e gjeni zgjidhjen brenda pjesës së parë të muajit.
Hëna e re në shenjën e Shigjetarit do aktivizojë për ju fushën e dashurisë, të romancës dhe të kreativitetit. Kjo është dhe tema kryesore për ju, për vitin 2019, por hëna e re më datë 7 është vërtetë ngjarja qiellore që e stimulon energjinë e dashurisë të aktivizohet në jetën tuaj, dhe këtu flasim për dashurinë e vërtetë e cila nuk është vetëm romantike; është dashuria për fëmijën, profesionin, pasionin tuaj, dhe sigurisht romanca. Disa prej jush mund të zbulojnë se presin një fëmijë në pjesën e dytë të muajit Dhjetor.
Nëse jeni beqarë, mund të takoni dikë që ju frymëzon shumë, që dallohet shumë prej të tjerëve sepse ëhstë njeri që ju ndihmon që të rriteni në shumë dimensione të ndryshme në jetën tuaj. E keni parasysh kur jeni pranë dikujt dhe thjesht qëndrimi pranë atij personi ju bën të ndjeheni më të mëdhenj, më të plotë dhe më të mirë? Ky është lloji i personit që mund të vijë në jetën e Luanëve që janë beqarë këtë muaj.
Nësejeni beqarë dhe doni të takoni dikë, kjo gjë do ndodhë dhe do frymëzoheni shumë. Nëse takoni dikë që ju shtyn të jeni më të mirë, do doni që ta mbani pranë.
Nëse jeni në një lidhje, kjo energji do shumëfishojë dashurinë dhe pasionin mes jush. E vetmja fushë e jetës ku këtë muaj nuk mund t’ju ndodhë asgjë e keqe është dashuria. Mund të them se keni imunitet në këtë fushë tani, më në fund pas aq shumë eklipsesh dhe sakrificash në këtë drejtim.
Energjia juaj krijuese do jetë jashtëzakonisht shumë e lartë gjithashtu.
Hëna e plotë e datës 22 Dhjetor do aktivizojë dëshirën për tu zmbrapsur. Ndoshta e keni ndjerë prej vitesh që natën e vitit të ri, në një mënyrë apo në një tjetër, edhe nëse jeni duke kërcyer me të tjerë, ndjeni më shumë dëshirë për privatësi se sa për tu përfshirë me të tjerët.
Do doni që të largoheni prej kaosit të botës së jashtme dhe të fokusoheni tek ajo që ju ndodh së brendshmi. Dikush mund të bëjë një ecje, dikush mund të bëjë një masazh, dikush mund të kërkojë për një lexim astrologjik, ideja është që të bëni diçka për t’i kushtuar vëmendje shpirtit tuaj duke i dhënë kështu pak më shumë kohë vetes.
Më datë 31 Dhjetor, natën e vitit të ri, Marsi do hyjë në shenjën e Dashit, një shenjë zjarri ashtu si jeni ju, e cila do ju ndihmojë që të shfrytëzoni mundësi për të udhëtuar ndërkombtarisht, për të mësuar dhe për të patur sukses në çeshtje lidhur me ligjin.
Do jeni më agresiv se zakonisht për të mbrojtur dhe fituar pozicionin që dëshironi. Kushtojini më shumë vëmendje shtëpisë, trupit dhe familjes. Gëzuar festat.
Qiell të mbarë.