Luana Vjollca duket se nuk mjaftohet me suksesin e jashtëzakonshëm televiziv.
Bukuroshja shqiptare e cila po shijon suksesin e madh për momentin gjendet në pushime.
Ajo gjendet në pushime aktualisht në St. Moritz të Zvicrës me të dashurin e saj dhe Marinën e reperin Getoar Selimi.
Luana ka publikuar një InstaStory ku ka paralajmëruar gjëra të reja muzikore.
Telegrafi mëson se në projektin e ri të Luanës sërish do të ketë gisht Getoar Selimi, i cili dëshiron t’i ndihmojë bukuroshes që suksesshëm të katapultohet në maje të skenës muzikore.
Nuk ka ende asgjë konkrete në këtë drejtim, por Luana pritet të rrëmbejë vëmendjen me publikimet e reja.
Së fundmi bjondja e jashtëzakonshme pati sukses enorm me emisionin “Shiko Kush Luan”.