GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Lladrovci: Sot isha i tronditur kur krerët e UÇK-së cilësoheshin me fjalë joadekuate

03/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Lladrovci:”Gryka e Lapushnikut ishte simbol i qëndresës tonë”
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se solidariteti me liderët tanë në Hagë është është detyrë elementare në këtë kohë

Lladrovci përmes një shkrimi thotë se, qëllimi i përbashkët i heronjve tanë të luftës dhe paqes, ishte çlirimi nga okupimi, ishte liria për të gjithë pa dallim, ishte krijimi i një shteti ku nuk do të ketë as diskriminim, as aparteid, as pabarazi të shkaktuar nga hegjemonia serbe.

“Sot, isha i tronditur kur çlirimtarët cilësoheshin me fjalë joadekuate, fjalor jomeritor, të papërshtatshëm e të padenjë për idealet e tyre, për jetën e veprën e tyre. Besoj fort në pafajësinë e tyre, besoj në luftën tonë të zhvilluar në pajtim me normat ndërkombëtare, besoj fort në drejtësi që përfundimisht akuzat e sajuara nga ata që na vranë, na dogjën e na i zemrat, do të hidhen poshtë”, shkroi tutje Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot ishte ditë e rëndë, e gjatë dhe plotë lajme. Fillimit të gjykimit të heronjve tanë të luftës dhe paqes, i parapriu tubimi i bashkatdhetarëve tanë, nga e gjithë Evropa, të cilët u takuan para dyerve të Gjykatës, për të shprehur solidaritetin e tyre me Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhepin dhe të tjerët.

Solidariteti me liderët tanë, është detyrë elementare në këtë kohë kur mesazhet lehtë e marrin dheun. Dje, po, ishte marshi më i madh në Republikën e Kosovës. Më i madhi në historinë e kohës së re ishte edhe motivi, marshimi për drejtësi. Këtë ma ndjente zemra, sepse, çdo qytetari atdhetar në Kosovë apo kudo qoftë, e prek dhe i dhemb kur ngjan padrejtësia.

Gjyqi i filluar, ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes, është gjyq që ta kujton malin e akuzave të një regjimi të perënduar një herë e përgjithmonë, kur, burgosnin me dhjetëra atdhetarë brenda një akuze, duke mos u njohur ata me njëri tjetrin, por, përfaqësuesit e akuzës mbroheshin me arsyetimin se kishin “qëllim të përbashkët”.

Qëllimi i përbashkët i heronjve tanë të luftës dhe paqes, ishte çlirimi nga okupimi, ishte liria për të gjithë pa dallim, ishte krijimi i një shteti ku nuk do të ketë as diskriminim, as aparteid, as pabarazi të shkaktuar nga hegjemonia serbe. Isha thellë i prekur nga përngjasimet kur dënoheshin shqiptarët me vite për fjalët e një dëshmitari të pabesë.

Sot, isha i tronditur kur çlirimtarët cilësoheshin me fjalë joadekuate, fjalor jomeritor, të papërshtatshëm e të padenjë për idealet e tyre, për jetën e veprën e tyre. Besoj fort në pafajësinë e tyre, besoj në luftën tonë të zhvilluar në pajtim me normat ndërkombëtare, besoj fort në drejtësi që përfundimisht akuzat e sajuara nga ata që na vranë, na dogjën e na i përvëluan zemrat, do të hidhen poshtë.

Drejtësi për çlirimtarët është kërkesë e çdo atdhetari dhe çdo qytetari që Kosovën e do në gjirin e shteteve me vlera euro-atlantike.

Tags: #Gjykata #HagesKomentRamiz Lladrovci
ShareTweetShare
Previous Post

Blendi Klosi zbulon takimin në Hagë: Ja çfarë më tha Hashim Thaçi

Next Post

Pozhari: Kurtin e xhelozojnë nga zilia për shkak të pastërtisë së tij

Next Post
Pozhari -Vuçiçi ka arsye të jetë i tërbuar! Edhe disa “vuçiça” në Kosovë qebesa.

Pozhari: Kurtin e xhelozojnë nga zilia për shkak të pastërtisë së tij

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.