GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

“Lidhjet me Enver Sekiraqën”, Ismet Beqiri i kundërpërgjigjet babait të Triumf Rizës

18/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
“Lidhjet me Enver Sekiraqën”, Ismet Beqiri i kundërpërgjigjet babait të Triumf Rizës
Share on FacebookShare on Twitter

Shefqet Riza, babai i ish-policit të vrarë, Triumf Rizës, në një intervistë që ka dhënë së fundi lidhur me vrasjen e djalit të tij, e ka përmendur edhe ish-kryetarin e Komunës së Prishtinës, Ismet Beqirin.

Ai e ka akuzuar Beqirin për lidhje me Enver Sekiraqën, i cili akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Madje, ka thënë se Beqiri s’kishte lejuar as që të mbahet një minutë heshtje kur ishte vrarë Triumfi.

“Ka pas njerëz të LDK’së që kanë qenë të lidhur drejtpërdrejtë me Enver Sekiraqën. Jo, kjo LDK që është sot, po do janë. Ai Kryetari i Komunës nuk ka pranu edhe një minutë kur kanë propozu kur është vra Triumfi…Ismet Beqiri nuk ka pranu të mbahet 1 minutë heshtje. Dmth vetë e ka tregu ftyrën çfarë është edhe kanë qenë të lidhun me këtë”, ka deklaruar Riza.

Lidhur me këto akuza të Rizës, ka folur Ismet Beqiri për Gazetën Express. Ai ka thënë se e kupton dhimbjen e tij për humbjen e djalit, por se deklaratat e tij nuk qëndrojnë.

“Beqiri ka deklaruar se është e padrejtë që të përmendet emri i tij, vetëm pse ka qenë kryetar i Komunë së Prishtinës në atë kohë…Është e padrejtë që pa asnjë argument të përmendet emri im, vetëm nga fakti se kam qenë Kryetar Komune në atë kohë”, ka thënë Beqiri për Express.

Ai ka treguar se gjatë kohës sa ka qenë Kryetar i Prishtinës, ka qenë nga zyrtarët shtetëror më të rrezikuar dhe kërcënuar.

Thotë se për tri vjet ka qenë nën përcjellje dhe mbrojtje të Policisë së Kosovës dhe mbrojtjes së afër për 24 orë, shkaku i kërcënimeve të vazhdueshme që ka pasur.

“Më vjen keq qe po e përmendi por po jam i obliguar të them se në kohën kur isha Kryetar i Prishtinës, një nga zyrtarët shtetëror më të rrezikuar dhe kërcënuar isha unë. Shumica e dijnë, por po ju rikujtoj për ata që nuk e dinë se unë si Kryetar Komune, nga 5 vitet e mandatit tim, diku 3 vite (v.2004/2007) 24h, jam përcjellë, ruajtur dhe mbrojtur nga policia e Kosovës, mbrojtja e afërt(CPU)për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që i kisha. Kjo ka ndodh nga vlerësimet e shërbimeve të ndryshme të Policisë së Kosovës dhe atëherë policisë së UNMIK-ut. Ka pasur procese gjyqësore dhe të dënuar për këtë”, ka deklaruar Beqiri.

Në fund, Beqiri ka thënë se janë organet kompetente që duhet të merren me këtë çështje,

“Kanë qenë atëherë dhe janë sot organet kompetente të cilat duhet ta kryejnë punën e tyre”, thuhet në përgjigjen e Beqirit.

Tags: beqiriismetldk
ShareTweetShare
Previous Post

Zhvillimet e fundit, avokati Besnik Berisha do të dalë nesër në konferencë për media

Next Post

Kimete Berisha i thotë Albin Kurtit: Këto gjëra të ngjallin ndjenja erotike

Next Post
Kimete Berisha i thotë Albin Kurtit: Këto gjëra të ngjallin ndjenja erotike

Kimete Berisha i thotë Albin Kurtit: Këto gjëra të ngjallin ndjenja erotike

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.